Foto: Ilustrim

Vdes i Aksidentuari

Mjekë kujdestarë të QKUK-së në Prishtinë kanë njoftuar se ka vdekur personi me iniciale A.A. (51 vjeç) nga Gremja e Ferizajt i aksidentuar më 17 prill 2016 në afërsi të fshatit Brod të Shtërpcës.

Rasti kishte ndodhur në aksin rrugor, Ferizaj – Shtërpcë.

Sipas raporteve policore, ngasësi-tashmë i ndjeri A.A, duke mos e përshtatur vozitjen me kushtet e rrugës, e kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ishte rrotulluar.

Fillimisht ngasësit i ishte dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Ferizajt, për t’u dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë ku edhe vdiq dje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa me rastin po merret Sektori i Hetimeve të Aksidenteve të Trafikut Rajonal.