Vdes i aksidentuari i para një muaji në Podujevë

Një person i cili kishte marrë lëndime në një aksident në Podujevë më 17 korrik ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia njoftoi sot se viktima, mashkull, shtetas i Kosovës, nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara në atë aksident.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.