Foto: Ibrahim Rexhepi/Facebook

Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi

Ka vdekur sot paradite gazetari kosovar, Ibrahim Rexhepi.

Menjëherë pas kumtimit të lajmit, kolegë të tij kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Rexhepi ka kaluar një karrierë të gjatë në gazetari, në sektorin e ekonomisë, duke punuar në gazetat Rilindja, Kosova Sot, Koha Ditore, Lajm, Express, Revista Ekonomia ndërsa së fundmi ishte angazhuar në politikë si anëtar i Aleancës Kosova e Re (AKR).

Vdekja e gjeti në pozitën e këshilltarit të lartë politik të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.