Agim Kikaj || Foto: Facebook

Vdes Deputeti i LDK-së, Agim Kikaj

Lajmin për vdekjen e Kikajt e ka konfirmuar partia e tij, LDK, e cila për ditën e sotme ka organizuar një mbledhje komemorative në orën 15:00 në Prishtinë.

Deputeti 54 vjeçar i lindur në Lupç të Poshtëm të Podujevës, ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Gjuhës Shqipe ndërsa ka bërë një karrierë të gjatë politike me LDK-në.

Kryetari i LDk-së, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen dhe bashkëpunëtorët e Kikajt.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte”, tha Mustafa.