Pamje nga aksidenti në Mrasor - Foto e dërguar nga një qytetar

Vdes 79-Vjeçari që Hyri në Tejkalim në Mënyrë të Pasigurt

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën  magjistrale Gjakovë –Prishtinë, në fshatin Mrasor.

Sipas Policisë së Gjakovës aksidenti ka ndodhur pasi që një automjet udhëtarësh ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt me ç’rast godet në mënyrë direkte një automjet tjetër që ishte në lëvizje në kahun tjetër.

Viktimë e këtij aksidenti është ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, I.B., 79-vjeçar.

Të gjitha njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet nga njësiti i Trafikut Rajonal në Gjakovë.

Aksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjakovë – Foto: KALLXO.com