Arkiv

Vdes 22-vjeçi nga Vushtrria pas djegies që pësoi nga gjeneratori

Një 22 vjeçar nga Vushtrria ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar para një jave në vendin e tij të punës, në një kafene të qytetit.

KALLXO.com merr vesh se viktima E.H. duke e mbushur me derivate gjeneratorin e kafenesë në të cilën punonte, është djegur dhe si pasojë e kësaj ka vdekur sot.

I njëjti ishte dërguar në Turqi për shërim.

Për vdekjen e 22 vjeçarit kanë reaguar zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë.

“Ishte djalë vushtrrias me karakter e virtyte të larta. E nderuara familje, lutem që Zoti të ju jap forcën e durimin që të kaloni dhimbjen tuaj. Ngushëllime”, ka shkruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së 22 vjeçarit.

“Ishte një djalë shembull në qytetin tonë, i cili me mirësinë dhe ndershmërinë e tij na ka bërë që secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes”, ka shkruar Muzaqi.

28 Janar 2019 - 22:42

Afërdita Fejzullahu 28/01/2019 - 22:42
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend