Foto-ilustrim

I Vdekuri në Erenik Është 71-Vjeçari F.S.

Një burrë 71-vjeçar është viktima që dje është gjetur pa shenja jete në lumin Erenik.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se personi me inicialet F.S. është nga rajoni i Gjakovës.

Ajo ka treguar se dje rreth orës 13:45 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë nga një qytetar se në lumin Erenik gjendet një person në ujë.

Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur rastit po ashtu edhe personeli mjekësor, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete.

“Identifikimi I personit është bërë në bazë të dokumenteve të identitetit që janë gjetur në rrobat e tij, bëhet fjalë për personin F.S I moshës 71 vjeçar nga komuna e Gjakovës”, ka thënë Podrimaj për KALLXO.com.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të Policisë, kryeprokurori I Prokurorisë Themelore në Gjakovë si dhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore por deri më tani nuk kemi ndonjë dyshim lidhur me vdekjen e personit.