Komuna e Kamenicës. Foto: Kallxo.com

Vdekjet në aksidente, anulohet koncerti për nder të çlirimit të Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se është anuluar koncerti që është paraparë të mbahet sot për nder të çlirimit të kësaj komune.

Ky koncert është anuluar për shkak të aksidenteve në komunikacion që kanë ndodhur në Kamenicë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjetër është në gjendje të rëndë duke u trajtuar në QKUK.

“Në tri rastet e fundit në komunikacion, humbën jetën dy qytetarë të komunës sonë dhe njëri nga ta është në gjendje jo të mirë shëndetësore ku po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky rast i rëndë na ka prekur të gjithëve dhe për këtë arsye anulohet koncerti kulturoro-artistik, i paraparë të mbahet sonte për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kryetari Kastrati ka uruar që këto raste të jenë të fundit. Po ashtu ai i ka uruar shërim të shpejtë të riut që është duke u trajtuar në QKUK.

Një 24 vjeçar me inicialet F. S. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para dy ditëve në fshatin Koretin në Komunën e Kamenicës, ndërsa pasagjeri që ishte me të u lëndua.

https://kallxo.com/vdes-24-vjecari-nga-aksidenti-i-mbremshem-ne-fshatin-koretin/

.