Komuna e Shtimes

Vdekje e dyshimtë në Shtime

Një person është gjetur i vdekur në një rrugë në Shtime.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë urgjente, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.