Vdekje e dyshimtë në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare. Siç ka njoftuar Policia rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“QKUK, Prishtinë 15.03.2019-08:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë babai i tij. Me urdhër të prokurorit, turpi i pajetë është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për Obduksion”, ka njoftuar Policia.