Foto-ilustrim

Vdekja nga Rryma Gjatë Peshkimit

Një person në Leposaviq mori lëndime të rënda që i shkaktuan vdekjen, pasi sipas raportit policor dyshohet se ra në kontakt me rrymën gjatë peshkimit.

“Viktima (i cili ishte duke peshkuar në lumë), dyshohet se ka rënë në kontakt me përçuesit e energjisë elektrike dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në raportin e përditshëm policor.

Raporti më tutje sqaron se i lënduari vdiq gjatë rrugës për në spital.

Trupi i pajetë në konsultim me prokurorin u është dorëzuar familjarëve.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vdekje tjera aksidentale.