Pamje nga një marsh protestues pas vdekjes së Astrit Deharit - Foto: Atdhe Mulla

Vdekja e të Paraburgosurit Rindez Debatin për Vdekjen e Astrit Deharit

Sapo është mësuar emri i të vdekurit të sotëm në Lipjan, zyrtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përdorur Facebook-un për të treguar se viktima e sotme ka qenë i pari që ka hyrë në dhomën e Astrit Deharit ditën kur ky i fundit kishte vdekur.

Ahmeti i referohet Naser Makollit, të vdekurit të sotëm, si dëshmitar.

“Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit. Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur…”, shkroi në Facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka ngritur dyshime rreth kësaj vdekjeje.

“Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që pat hy në qeli ishte i burgosuni Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekë në burgun e Lipjanit, hala pa u hetue në mënyrë të pavarun. Portalet e publikojnë si lajm të vogël e të rëndomtë, veç me iniciale të të ndjerit. Çka po ndodhë?!?”, tha deputeti Ismaili.

Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë ende detaje për rrethanat e vdekjes së Naser Makollit, i cili po gjendej në paraburgim në Lipjan si i dyshuar për një vrasje të rëndë të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/vdes-nje-paraburgosur/