Ilustrim

Vdekja e nënës dhe foshnjës në Pejë - Prokuroria nis hetimet

Vdekja e foshnjës në Spitalin e Pejës e më pas edhe e nënës në QKUK, ka bërë që Prokuroria Themelore e Pejës të nis hetime lidhur më këtë rast.

Ditën e djeshme një grua ka vdekur pasi që ishte sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga Spitali Rajonal i Pejës.

 

https://kallxo.com/lindja-e-komplikuar-foshnja-vdes-ne-peje-nena-ne-prishtine/?fbclid=I%C3%ABAR0eD-uQobQSJNORcPOyeAonVIBef5Zv8_MbOIjhj5geKBoyKyQE7usaXkc

 

Sipas mjekëve dyshohet se shkaktar i vdekjes ka qenë çarja e mitrës, e njohur si ‘rupturë’. Gjatë lindjes ka vdekur edhe fëmija.

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion dhe pritet rezultati i raporteve nga Mjekësia Ligjore.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e raporteve mjekësore të këtij rasti, dhe njëkohësisht përgjithësinë e stafit mjekësor në trajtimin e kësaj pacienteje”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë së Pejës dhënë për KALLXO.com

KALLXO.com ka raportuar dje për vdekjen e gruas dhe foshnjës.

 

https://kallxo.com/ne-qkuk-vdes-nje-grua-pas-lindjes/?fbclid=IëAR0l2GsxoH9-mTXm2zQRoVOVq3P7bITN7UMng20DJIxrr5pXCJJCH6Nq0TQ

.