Basri Ibrahimi - Kryeinspektor i Punes - 25.02.2019 - KALLXO

Vdekja e 22 vjeçarit - Pamjet ekskluzive kur Kryeinspektorit nuk i lejohet të hyjë në kompaninë e derivateve

Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi është ndaluar nga kompania “Lab-Oil” që të inspektoj vendin ku vdiq dje një 22 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës.

Ndonëse Ibrahimi i dha urdhër që të lejohet të hyjë në vendin e ngjarjes, pas bisedës në telefon me pronarët e “Lab-Oil”, atij nuk ju lejua të hyjë brenda vendit ku vdiq 22 vjeçari nga Mushtishti i Suharekës.

Ky veprim i kompanisë është cilësuar si mos bashkëpunim me organin e inspektoratit dhe shkelje e ligjit.

“Mos hapja e derës, është mos përgjigje ndaj inspektoratit të punës, me ligjin e inspektoratit dhe me autorizimet në fuqi, askush dhe në asnjë kohë, në asnjë rrethanë nuk mundet që t’ia ndaloj inspektoratit të punës hyrjen. Këta e kanë bërë një shkelje që nuk e kanë hapë derën për me pa vendin e ngjarjes”, tha Kryeinspektori Ibrahimi.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ndodhi ditën e djeshme. Sipas Ibrahimit, raporti final i të dhënave ende nuk është gati.

“Është edhe një rast i radhës, që po ndodh për shkak, po besojmë, për shkak të kushteve të punës. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse ende nuk është gati raporti i inspektorit”, tha ai.

www.kallxo.com