Vazhdon vapa në Kosovë

Temperaturat e larta deri në 33 gradë do të mbretërojnë në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se këtë të diel do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Përderisa, gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.