Foto: Arkiv

Vazhdon greva në Filarmoninë e Kosovës

Greva e nisur dje nga punëtorët e Filarmonisë së Kosovës është duke shkuar sipas planit të këshillit grevist. Kështu ka thënë për Kallxo.com, përfaqësuesi i grevistëve të punëtorëve të Filarmonisë, Alban Feka.

Feka ka thënë se grevistët janë të vendosur të qëndrojmë në grevë deri në përmbushjen e premtimit të Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, sepse, siç ka potencuar ai, rritja e pagës ishte premtimi i vet Ministrit dhe kabinetit të tij andaj “grevistët po kërkojnë vetëm zbatimin e këtij premtimi”.

“Për herë të parë pas luftës së fundit në Kosovë, institucionet e Kulturës që janë varëse të MKRS-së janë bashkë të vendosur që ky premtim mos të jetë vetëm fjalë nga Ministri siç kanë ndodhur ma herët po të jetë i zbatueshëm nga MKRS-ja dhe Qeveria”, ka thënë Feka.