Vazhdojnë kërkimet në Mitrovicë, dyshohet se një punëtor 27 vjeçar është nën rrënoja

Një punëtor që ishte duke punuar në renovimin e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë, dyshohet se është ende nën rrënoja.

KALLXO.com mëson se personi që dyshohet se është i ngujuar është V.B, 27 vjeçar.

Nehat Bahtiri, drejtor nga drejtoria për emergjenca në komunën e Mitrovicës ka thënë për KALLXO.com se dyshojnë që i riu është nga fshati Vidimriq i kësaj komune.

“Ne po dyshojmë që nën gërmadha është një punëtor rreth 25 vjec nga fshati Vidimimriq”, tha Bahtiri.

KALLXO.com do të ju mbaj të informuar për rastin në Mitrovicë.

https://kallxo.com/video-kerkimet-pas-shembjes-se-nje-pjese-te-hotelit-adriatiku/