Varroset zëvendësministri Arian Daci

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci është varrosur sot, në varrezat e qytetit në Prishtinë, pasi vdiq dje nga një ortek i borës në Brezovicë.

Arian Daci ishte djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Dacit.

Në varrim përveç familjarëve, morën pjesë zyrtarë qeveritar e institucional dhe qytetarë të shumtë.

Për vdekjen e zëvendësministrit Daci, Zyra e Kryeministrit ka organizuar homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe mbledhje komemorative.

https://kallxo.com/presidenti-thaci-ben-homazhe-prane-arkivolit-te-zevendesministrit-daci/

https://kallxo.com/haradinaj-arian-daci-ishte-nje-zyrtar-i-zellshem/

www.kallxo.com