Pamje nga ceremonia e varrimit të Astrit Deharit - Foto: KALLXO.com

Varroset Astrit Dehari

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ceremoninë e varrimit të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, tha se nuk do të ndalen deri sa drejtësia të vihet në vend.

Në një fjalë rasti, Albin Kurti e vlerësoi lartë personalitetin e Astrit Deharit, për të cilin tha se ishte edhe trim, edhe shumë i dashur, edhe shumë punëtor dhe shumë i ditur.

“Prej sot pa Astritin kemi mbetur pa diellin por jo pa dritë. Në këto ditë të zeza që nuk janë ditë të paktën nuk kemi mbetur pa dritë. Emri Astrit do të thotë yll. Në vend të diellit tani kemi yje, mijëra yje”, tha Kurti.

Ndërsa, Avni Dehari, babai i Astritit të ndjerë, në emër të familjes së tij dhe të familjes së Artës, bashkëshortes së Astritit, ka falënderuar të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore, duke theksuar se familja është e vetëdijshme se pa ata do ta kishin të vështirë ta përballonin dhimbjen e shkaktuar nga vdekja e të birit.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një marsh protestues, i organizuar nga organizatat studentore dhe janë bërë homazhe pranë arkivolit të Astrit Deharit.

http://kallxo.com/nis-marshi-protestues-per-astrit-deharin/

Astrit Dehari vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme trupit të Astrit Deharit i është bërë autopsia.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/