Valon Badivuku

Valon Badivuku lindi në Prishtinë në vitin e largët të 1988-ës, në një karrocë pune në duart e babait të tij, duke u munduar që të kalojë nëpër protestuesit e shumtë shqiptarë për të arritur në spital. I lindur në mes të demonstratave për liri, aktivizmi i tij fillon qysh nga fryma e parë. Në moshën e brishtë të rinisë u kalit në një përdorues të jashtëzakonshëm të kompjuterit, i shkathtësuar në të gjitha fushat e përdorimit të tij. Ai thotë: 'Realiteti i shekullit 21 është një realitet virtual. Si i tillë, është krejtësisht në fillet e themelimit të vet. Mund të thuhet se civilizimi virtual po e kalon një fazë ekuivalente me Greqinë e Lashtë. Prandaj, si filozofët e vjetër, unë specializohem në shumë fusha - hakerizmi, dizajni, IT, programimi etj. - por gjithmonë në domenin virtual.' Partisë së Fortë iu bashkangjit gjatë fushatës agresive të saj për rekrutimin e kuadrove progresive. 'Nuk më është lënë shumë hapsirë për të thënë as PO e as JO. Kryetari është mjaft dinamik, dhe nuk ka kohë për të humbur', kujton Badivuku.

Kallxo 29/05/2014 - 18:27
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend