Valdete Daka gjatë raportimit në Komision Parlamentar. Foto: Kallxo.com

Valdete Daka: KQZ është në pozitë të çuditshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ka quajtur “të çuditshme” pozitën në të cilën gjendet ky institucion aktualisht me shumicën dërmuese të anëtarëve me mandat të skaduar.

Presidenti i Kosovës nuk e ka dekretuar ende përbërjen e re të KQZ-së, ndërsa në raportimin e saj para Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Daka tha se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që ky institucion të mos jetë funksional.

“KQZ ka mbetë në pozitë të çuditshme sepse nuk na ka ndodhë asnjëherë mos me pas KQZ funksionale”, tha

“Ne kemi thënë se ma mirë me u dërgu në kuvend ky raport. Ky raport i pasqyron gjitha ato që i ka punu KQZ për një vit”, tha ajo duke arsyetuar faktin që raporti i dërguar në Kuvend nuk është votuar KQZ për shkak të mandatit të skaduar të anëtarëve të saj.

Por Bilall Sherifi nga NISMA ka dhënë vërejtje për mosmiratimin e raportit nga vetë KQZ.

“Pse mos të miratohet ky raport pasi ata anëtarë kanë qenë në proces të këtyre zhvillimeve? Nuk mund të ketë boshllëk të institucioneve përderisa nuk janë zgjedh anëtarët e rinj. KQZ duhet të jetë në fuqi deri sa të zëvendësohen tjerët”, tha ai.

Por Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ishte kundër kësaj ideje.

“Kur dikush s’ka mandat çfarëdo vendimi është i paligjshëm”, tha ajo.