Ilustrim

Vajza nga Prizreni tentoi të vetëvritet, dikush i hapi llogari në rrjete sociale

 

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prizren. Një vajzë ka tentuar të vetëvritet duke pirë preparate kimike.

Siç njofton policia, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

Motivi i këtij incidenti është kanosja që i është bërë asaj nga një mashkull, i cili kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale.

“Motivi i incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës”, bëhet e ditur në raportin  24 orësh të policisë. Nuk raportohet për të arrestuar.

24 Prill 2019 - 10:44

Naim Krasniqi 24/04/2019 - 10:44
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend