FOTO:Ilustrim
Vajza e policit shqiptar, i vrarë në detyrë, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
04.3.2019 - 22:47
Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë ka punësuar në kabinetin e saj vajzën e një polici të rënë në detyrë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministria në faqen e saj zyrtare në Facebook duke thënë se Alfredina do t’i kontribuojë Shqipërisë më të sigurt e më të mirë.
“Alfredina është vajza e një ish-punonjësi policie, të rënë në detyrë. Ajo është bërë pjesë e ekipit të Ministrisë së Brendshme, duke ofruar idetë, eksperiencën dhe energjinë rinore për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt e të mirë, nesër anëtare të familjes së madhe europiane”, thuhet në postim.
Alfredina Kanani është vajza e policit Alfred Kanani, i cili mbeti i vrarë më 22 janar te vitit 1998 gjatë një operacioni policor për kapjen e bandave kriminale.