Haradinaj në takim me zëvendësministrat | Foto: ZKM

'Ushtrisë së Gjeneralit’ i bashkëngjitet edhe një zëvendësministre e re - Dokument

Kryeministri emëroi dje edhe një zëvendësministre

Me vendim të Kryeministrit, MTI do të ketë edhe një zëvendësministre.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tani e tutje do ta ketë edhe një zëvendës më shumë.

Arbëresha Krasniqi, e cila vjen nga partia e njëjtë më të, Nisma për Kosovën, është emëruar të premten zëvendëse e Hasanit.

Në nëntor të vitit të kaluar, ajo është zgjedhur asambliste e Kuvendit Komunal në Malishevë nga NISMA.

Këtë vendim e ka marr Kryeministri të premten më 27 korrik.