‘Ushtria e Hakerëve të Kosovës’ sulmon 10 faqe interneti në Serbi

Një grup, i cili veten e quan “Ushtria e Hakerëve të Kosovës” ka thyer 10 faqe interneti në Serbi.

Shënjestër e këtij grupi janë faqet që kanë të bëjnë me ekonominë dhe investimet në Serbi.

“Kosova Hackers Army” ka vendosur në faqet e atakuara një fotografi me luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me mbishkrimin “Hacked by Kosova Hackers Army”.

Ndërsa, në fund ka fyerje në gjuhën angleze në adresë të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë.

Sulmi është kryer në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.