Somali - foto arkivi

Ushtria amerikane vret disa pjesëtarë të IS-it në Somali

Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara vrau 13 militantë të grupit Shteti Islamik (IS) në rajonin Puntland të Somalisë, bëri të ditur ushtria amerikane.

Ajo e ka intensifikuar fushatën e sulmeve ajrore në Somali prejse presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë detyrën, duke thënë se ka vrarë mbi 800 militantë në dy vjet.

Shteti Islamik ka mbledhur rekrutë në Puntland, ndonëse ekspertët thonë se ai mbetet një lojtar i vogël, krahasuar me grupin islamist Al Shabab, i cili dikur ka kontrolluar shumë pjesë të Somalisë.

Komanda Amerikane e Afrikës tha se sulmi i fundit ka pasur në shënjestër një kamp të Shtetit Islamik në malet Golis.

Somalia është përfshirë nga lufta civile dhe kryengritja islamike qysh në vitin 1991, kur kryekomandantët e fiseve kanë shkatërruar një diktator dhe më pas janë kthyer kundër njëri-tjetrit.

Al Shababi është dëbuar nga kryeqyteti Mogadishu në vitin 2011, por vazhdon të ketë një prani të fortë në disa pjesë të Somalisë jugore dhe qendrore.