Ushqimi i shëndetshëm nuk kushton më shtrenjtë 

Të ushqesh një fëmijë shëndetshëm nuk do të thotë se do të shpenzosh shumë para, e njejta gjë vlen edhe për të rriturit.

Në debatin e organizuar nga “Jeta në Kosovë “ për mënyrën se si ushqehen fëmijët kosovarë Raimonda Hysenaj, nënë e tre fëmijëve thotë se ajo ushqen fëmijët e saj shëndetshëm me pemë e perime që nuk janë shpenzim i madh por as nuk marrin kohë të gjatë për të përgatitur.

“Nuk dua të tingëlloj si super nanë mirëpo me të vërtetë ia mbrin me punu dhe me i ushqy shëndetshëm dhe me i kry të gjitha aktivitetet si prind. Në mengjes fëmijët nuk dalin pa e hongër së paku një copë buke me caj ose qumësht, Problemi është nga dera e shtëpisë, nuk po mund ti ndash fëmijët nga të tjerët, problemi është ose të i japësh me vete prapë fëmija po ndjehet keq pse une nuk po blej.  Në maksimum si unë dhe bashkëshorti po i këshillojmë që të hajnë shëndetshëm. Kur del prej shpisë unë ja lo fajin institucioneve.  Nuk është më shtrenjtë me i ushqy shëndetshëm se perimet janë lirë nuk lyp shumë kohë se perimet zihen me një 10 minutësh”, tha ajo.

Sipas saj fëmijët që tashmë dalin nga shtëpia janë të predispozuar ndaj shumë produkteve të pashëndetshme të cilave është shumë e vështirë të ju rezitojnë atëherë kur e gjithë pjesë tjetër e shoqërisë i konsumon pa problem, prandaj ajo kërkon reagim institucional .

Emisionin e plotë me këtë temë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: