Ministri Uran Ismaili në sallën e Kardiokirurgjisë - Foto: Facebook

Uran Ismajli: Brenda vitit QKUK bëhet me rezonancën e re magnetike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se gjatë këtij viti do të blehet aparati i ri  i rezonancës magnetike për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kosova e ka vetëm një aparat të rezonancës magnetike për 1.8 milion banorë, një aparat tjetër do të ulte listën e pritjes dhe do të zvoglonte rrezikun e defekteve që janë të shpeshta në aparatin ekzistues.

“E kemi paraparë me ble, do të blehet sivjet, do të vendoset në QKUK dhe do të zgjidhet edhe ai problem”, tha Ismaili.

Ai tha se për muajt e punës së tij si Ministër është e pamundur të arrihen të gjitha, por sipas tij në bazë të ankesave të pacientëve do të reagojë.

“Jemi në rrugë të mirë”, tha Ismaili.

KALLXO.com javën e kaluar raportoi për gjendjen në Klinikën e Radiologjisë, aty ku lista e pritjes për një Rezonancë Magnetike është deri në vitin 2019, ndërsa prishjet e defektet janë të shpeshta.

Sipas zyrtarëve të Klinikës së Radiologjisë për numrin e banorëve që ka Kosova, nevojiten së paku tri rezonanca.

https://kallxo.com/video-aparati-i-lodhur-ne-sherbim-te-pacienteve-ne-qkuk/