Ministri Uran Ismaili - Foto: KALLXO.com

Uran Ismaili zotohet ta ndryshojë gjendjen në Prishtinë

Kandidati  për kryetar të degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, e kritikoi ashpër qeverisjen dhe gjendjen në kryeqytet.

Në konventën zgjedhore të PDK-së në Prishtinë, ku Ismaili është kandidat për kryetar të degës, ai tha se PDK-ja do ta ndryshojë gjendjen në kryeqytet.

“PDK tani ëshë organikisht më e fortë dhe më unike, tani është e gatshme për ta ndryshuar degradimin e Prishtinës. Prishtina ka shumë defekte dhe pak vizion. Nga ajri i ndotur dhe nga shëmtia e mbeturinave që na turpëron. Prishtina nuk mund të vazhdojë më kështu, i ka të gjitha atributet për zhvillim më të madh. Gjendja në Prishtinë do të ndryshojë dhe PDK do t’i hap rrugë ndryshimit të madh”, tha ai.

Ismali shtoi se PDK-ja mbulon gjithë hapësirën në kryeqytet me degët e saj.

“PDK mbulon gjithë hapësirën e kryeqytetit dhe jemi shumë më afër qytetarëve dhe qytetari i Prishtinës është shumë më afër PDK-së. Nën platformën e Dekadës së re të dizajnuar nga kryetari Kadri Veseli një raport më dinamik është duke zënë vend gjithandej në Kosovë. Organizimi dhe dega në Prishtinë do të jenë model. Kërkoj përkrahje, të punojmë bashkë për një PDK, t’i hap dyert për të gjithë qytetarët në Prishtinë”, u shpreh Ismaili.

PDK-ja këtë të diel po zhvillon kuvendin zgjedhor të partisë për degën në Prishtinë.

Uran Ismaili aktualisht është ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.