Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Kallxo.com

Uran Ismaili: Viti 2019, vit i sigurimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha sonte se është duke u bërë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, dhe procedurat për të janë duke u përfunduar.

Me ligjin e ri të buxhetit do të pavarësohet edhe si organizatë e ndarë buxhetore, deklaroi Ismaili.

Ai ka theksuar se viti 2019 është viti i sigurimeve shëndetësore, e cila është detyrë primare për ministrinë e tij, pasi nuk është në rregull që nuk ka sigurime shëndetësore, shkruan rtv21.tv.

Ismaili shtoi se gjatë pjesës së dytë të këtij viti, do të punohet për pagimin e barërave jashtë-spitalore, duke nënkuptuar me barërat e sëmundjeve kronike, të cilat janë një barrë e rëndë në familjet e personave të prekur.

Nga qershori, ministri deklaroi se personat me sëmundje kronike, me anë të kartelës identifikuese si pacient i një sëmundje të caktuar, do të mund t’i marrin ilaçet e tyre në barnatore pa pagesë.