UP hap konkurs për 20 pozita pune për Universitetin Veror

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për 20 vende të lira pune, me afat të caktuar në ‘Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2019’(UVNP).

Në konkursin e shpallur nga UP, kërkohen tre punonjës në pozitën zyrtar i përkohshëm administrativ të cilët do të angazhohen që nga data 25 mars deri me 24 korrik 2019-të.

Si dhe 17 punonjës në pozitën zyrtar i përkohshëm i logjistikës, të cilët do të angazhohen që nga 1 korriku, deri me 31 korrik të këtij viti.

Sipas njoftimit, kandidatët që aplikojnë në këtë konkurs duhet të kenë përgatitje shkollore superiore, aftësi të mira komunikimi, shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve Word, Excel, Power Point, Access, si dhe të njohin gjuhën angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë e “zyrtarit të përkohshëm administrativ” janë: regjistron studentët vendor në bazën e të dhënave, ndihmon në vendosjen e studentëve dhe profesorëve në konvikte, ndihmon në organizimin e ekskursioneve, ndihmon në editimin dhe përgatitjen e materialeve të ndryshme për UVP, bën përgatitjen e forumeve dhe punëtorive, asiston në përgatitjen e hapjes dhe mbylljes së UVP, kryen edhe punë të tjera që caktohen nga udhëheqësi.

Ndërsa, detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën “zyrtar i përkohshëm i logjistikës” janë: verifikimi dhe raportimi i listave të vijueshmërisë dhe performancës së studentëve, furnizon profesorët me materiale të leximit, furnizon klasët me orar, distribuon dhe verifikon materialet për lexim të studentëve dhe profesorëve, asiston në promovimin e kurseve, forumeve publike dhe aktiviteteve të tjera të UNVP-së, përcjellë informata relevante për studentët dhe profesorët e UNVP-së, si dhe i asiston zyrtarit të projektit.

Konkursi është hapur me 11 mars dhe do të mbyllet me 17 mars.

UP ka njoftuar se aplikacionin për konkurs mund ta shkarkojnë në faqen zyrtare të universitetit apo mund ta plotësojnë në rektorat, ndërkaq dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet sipas konkursit do të ftohen në intervistë, andaj kërkohet që kandidatët të shënojnë edhe numrin kontaktues.