UP hap dyert për studentët e rinj

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot ka hapur dyert për studentët e rinj për vitin akademik 2019/2020.

Sipas një njoftimi për media këtë vit UP-ja do t’i pranojë mbi 7 mijë studentë.

“Gjithsej 7136 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 13 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 12 korrik 2019”, është bërë e ditur.

Në njoftim janë publikuar edhe kushtet e aplikimit në të cilin mund t’i shikoni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/13B32D66-BD08-44DF-83CE-B72EDAE31950.pdf

Vitin e kaluar akademik UP-ja kishte pranuar rreth 8 mijë e 500 studentë.