Ceremonia solemne e promovimit të 16 doktorëve të shkencës nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" Foto: KALLXO.com

Universiteti i Prishtinës promovoi 16 doktorë të shkencës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot ka mbajtur ceremoninë solemne të promovimit të 16 doktorëve të shkencës nga Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Filozofik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Rektori i UP-së, Marjan Dema kërkoi nga dekanët e fakulteteve përkatëse që të prezantojnë doktorantët e ri, ndërsa nga mentorët që të prezantojnë temën e doktoratës së tyre.

Tutje rektori Dema tha se kandidatët e prezantuar gjatë ditës së sotme, kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të marrë gradën doktor shkence, andaj edhe ua dorëzoi diplomat.

Ceremonia solemne e promovimit të 16 doktorëve të shkencës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Foto: KALLXO.com

Doktorantët e sotëm janë si më poshtë

 

Fakulteti Filozofik

Luan Tetaj mori titullin doktor i shkencës me temën “Kuvendet ndërballkanike dhe shqiptarët në shekullin XVI-XVII”.

Fakulteti i Filologjisë

Muhamet Jahiri mori titullin doktor i shkencës me temën “Analizë kritike e raportimit të gazetave ditore shqipe për trazirat e marsit 2004.

Flutura Mehmeti mori titullin doktor i shkencës me temën “Përkthimet në gjermanisht të teksteve shqipe nga Maksimilian Lamberci-analizë tekstore”.

Fakulteti Juridik

Flutura Tahiraj mori titullin doktor i shkencës me temën “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare në Republikën e Kosovës gjatë periudhës 2008-2015”.

Florent Muçaj mori titullin doktor i shkencës me temën “Roli i presidentit në funksionimin e sistemit kushtetues dhe në përfaqësimin e unitetit të popullit”.

Fakulteti Ekonomik

Bashkim Mustafa mori titullin doktor i shkencës me temën “Ndikimi i ndryshimit të normës së TVSH-së në buxhet dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Besnik Livoreka mori titullin doktor i shkencës me temën “Ndikimi i kërkesës për kapital në stabilitetin dhe konkurrencën në banka – Rast studimi Industria bankare në Kosovë”.

Fakulteti i Mjekësisë

Greta Lila mori titullin doktor i shkencës me temën “Gjenotipizimi i pseudomonas aeruginosa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Arlind Batalli mori titullin doktor i shkencës me temën “Parashikuesit e kapacitetit ushtrimor te pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës me funksion sistolik të ruajtur”.

Fehim Haliti mori titullin doktor i shkencës me temën “Hulumtimi i lidhshmërisë së traumave dentalë me anksiozitet dhe agresivitet te fëmijët me dhëmbë të përhershëm”.

Emina Ramku-Mekolli mori titullin doktor i shkencës me temën “Veprimi i faktorëve trofik në përmirësimin e mbijetesës së neuroneve të ganglionit spiral – implikim për hulumtim në implante kokleare”.

Premtim Rashiti mori titullin doktor i shkencës me temën “Roli i adiponektinës në parashikimin e sëmundjeve të arterieve koronare dhe raporti i saj me parametrat antropometrik relevant”.

Jeton Shatri mori titullin doktor i shkencës me temën “Variacionet anatomike të circulus arteriosus cerebri hulumtuar me angio rezonancë magnetike në Kosovë”.

Lulëjeta Ferizi-Shabani mori titullin doktor i shkencës me temën “Identifikimi i baktereve kariogjene në pështymë te fëmijët me Diabet Mellitus Tip 1 në relacion me kontrollin metabolik të nivelit të hemoglobinës së glukozuar”.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Arieta Camaj-Ibrahimi mori titullin doktor i shkencës me temën “Përcaktimi i aflatoksinës M1 në qumësht të papërpunuar në regjion të Kosovës”.

Mergim Mestani mori titullin doktor i shkencës me temën “Karakterizimi i prodhimeve tradicionale të qumështit në Kosovë, me fokus të veçantë te djathi i Sharrit”.

Ceremonia solemne e promovimit të 16 doktorëve të shkencës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Foto: KALLXO.com