Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Universiteti i Prishtinës mbështet grevën, anulon aktivitetet akademike dhe administrative

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se pas takimit që është mbajtur sot me Kolegjiumin e Dekanëve është diskutuar çështja e grevës në arsim dhe është marrë vendim që të shtyhen të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative gjatë janarit.

UP-ja ka bërë thirrje që të njoftohen të gjithë studentët, personeli dhe gjithë opinioni se janë në mbështetje të grevës në institucionet arsimore.

“UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit. Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”, thuhet në njoftimin e UP-së.