Universiteti i Pejës "Haxhi Zeka"

Universiteti i Pejës mban shpresa në Kuvendin e Kosovës për akreditimin institucional

Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë ka dalë me reagim publik pas lajmit se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka votuar pro rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë për tërheqjen e akreditimit institucional.

Në reagimin e tyre ata njoftojnë studentët duke thënë se akoma nuk kanë pranuar asnjë vendim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, lidhur me riakreditimin institucional.

Menaxhmenti i këtij universiteti ka bërë të ditur se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore pas pranimit zyrtar të këtij vendimi.

“Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë e njofton opinion publik që pavarësisht vendimeve që do ti pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mundë të vendos askush tjetër përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje më ligjin për Arsimin e Lartë.”, thuhet në reagim.

Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, më herët e ka komentuar vendimin e sotëm të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), duke thënë për KALLXO.com se do të bëjnë ankesë për këtë vendim sepse sipas tij është “i njëanshëm” dhe “me qëllime të caktuara”.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në mbledhjen e 74-të vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, tri universiteteve publike në vend.

Me këto vendime, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

https://kallxo.com/rektori-i-universitetit-te-pejes-e-quan-te-njeanshem-vendimin-e-kshc-se-per-terheqjen-e-akreditimit/

https://kallxo.com/peja-prizreni-dhe-mitrovica-mbeten-pa-universitete-publike/