UNICEF:  Vetëm 40 për qind e grave në Kosovë ushqejnë fëmijët me gji 

Hulumtimet e UNICEF-it tregojnë se në Kosovë vetëm 40 përqind e nënave ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri.

Agron Gashi nga UNICEF tha në emisionin Jeta në Kosovë se kjo duhet të jetë hapi i parë për një jetë të shëndetshme të gjeneratave të reja.

“Ne si UNICEF mendojmë se mënyra më e mirë për me zhvillu një shoqëri  është përmes investimit në shoqëri, kur e them këtë mendoj se është me rëndësi me përcjell një mesazh se tri vitet e para janë shumë të rëndësishme. Fillimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë është që qysh në orët e para që të fillohet me qumësht gjiri, i ndihmon fëmijës me u zhvillu, ne kemi bërë disa analiza dhe nëse e konsiderojmë që shkalla e të ushqyerit me qumësht gjiri ka qenë 12 përqind vetëm 40 përqind “ tha ai

Sipas Gashit nga UNICEF është shumë me rëndësi që të promovohet ushqyerja me gji dhe fëmija të mer një fillim të mirë në jetë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: