UNDP  Shpërblen Fëmijët që ‘Vizatojnë’ Korrupsionin

12 Ipad do të ndahen për 12 vizatimet më të mira për përceptimin e korrupsionit nga fëmijët.

Agjencia Kundër Korrupsion në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të OKB-së (UNDP), lansuan një garë interesantë për vizatimin më të mirë: ‘Si e shohim korrupsionin?’

Ky aktivitet po bëhet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion.

Gara inkurajon nxënësit e klasave 6-12 që përmes vizatimit të shprehin perceptimin e tyre mbi korrupsionin; që përmes vizuelizimit, të shprehin se çka është korrupsioni dhe/ose cilat janë pasojat e korrupsionit.

Sipas AKK-së , kështu synohet diskutimi në mes të prindërve dhe fëmijëve, mësimdhënësve dhe fëmijëve, por edhe në mes të vet fëmijëve në lidhje me korrupsionin, si dukuri negative dhe për pasojat e tij në shoqëri

12 vizatime më të mira pastaj do të vendosen në një kalendar vjetor dhe do të shpërndahen në institucione të ndryshme.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 7 dhjetor, në ora 15:00, në lokalet e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Kjo garë mbështetet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA).