Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Policia konfirmon plagosjen te rruga B, jep detaje për rastin

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur sot te rruga B.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje edhe Policia duke bërë të ditur se gjithçka kishte filluar me një përleshje mes dy të dyshuarve.

“Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë,  sii pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK.

Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila per momentin gjendet në emergjencë.