Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Zjarri në malet e Mitrovicës

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u raportuan zjarre në gjashtë lokacione të ndryshme.

Zjarret e raportuara së fundmi nuk kanë rezultuar me lëndime në njerëz ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Zjarre të tilla u kapën edhe nga kamerat e KALLXO.com gjatë fundjavës në Mitrovicë.

Në video shihet tymi i madh që e kanë shkaktuar këto zjarre.