Zgjedhen anëtarët e rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore

Në bazë të vendimit të Kuvendit të Kosovës, janë zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Anëtarët e këtij këshilli janë: Zanita Halimi, Arianit Buqinca, Sadik Krasniqi, Premtim Alaj, Valon Gërmizaj, Ifeta Nikoqeviq dhe  Sllaxhana Boshkoviq.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore është agjenci e pavarur që ndër të tjera, synon rritjen e vetëdijes së shoqërisë dhe interesit publik në trashëgiminë kulturore si pasuri identitare dhe materiale e jomateriale e shoqërisë në përgjithësi.