Xherdan Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës

Ylli i futbollit, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka refuzuar ftesën e fundit nga kombëtarja e Zvicrës.

Shaqiri ka qenë një nga lojtarët kryesorë të kombëtares së Zvicrës në vitet e fundit, duke qenë bartës i lojës, bashkë me Granit Xhakën.

Për ndeshjet e radhës në kualifikimet e Euro 2020, Shaqiri ka vendosur të mos jap kontributin e tij në kombëtaren helvetike.

‘Goal’ raporton se Shaqiri ka refuzuar ftesën e kombëtares, me arsyetimin për tu fokusuar tek Liverpool.

Konkurrenca e lartë tek ‘Reds’ ka bërë që gjilanasi të mos mund të fitojë një vend në formacionin e parë, por duket se ai është fokusuar maksimalisht për këtë qellim.