VV mblidhet për ta pritur përgjigjen e LDK-së

Pas ftesës për bashkëpunim me LDK-në nga ana e Albin Kurtit, kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në takim.

Ata janë në pritje të përgjigjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj ofertës që Kurti i bëri sot pasdite kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Pak më herët, Kurti i propozoi Mustafës një listë të përbashkët të kandidatëve LDK-VV në të cilën kandidatja e LDK-së për kryeministre do të ishte e para në listë ndërsa kandidati i VV-së i dyti.

Afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ skadon sonte në mesnatë.