Vrasja në Skenderaj: viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Skenderajt para disa minutash, sot, më 12.02.2025.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avdylaziz Hoxha, shef i Hetimeve Regjionale në Mitrovicë.

KALLXO.com mëson se vrasja ka ndodhur në një kafiteri.

Viktima është një burrë me inicialet I. I.

Viktima dhe i dyshuari dyshohet se janë familjarë mes vete, nga fshati Klinë e Ulët, në Skenderaj.

“I dyshuari dhe viktima janë të afërm mes vete. Janë të Klinës së Skenderajt. Deri më tani kemi një të dyshuar.” – tha Hoxha.

Vrasje në Skenderaj