Vjedhja e kasës në furrën e bukës në Gjakovë, shtyhet gjykimi

Gjykimi për vjedhje grabitqare ndaj të akuzuarit Safet Smajlaj, i paraparë të mbahej sot në gjykatën e Gjakovës, u shty për datën 2 gusht.

Safet Smajlaj, po akuzohet se ka vjedhur kasën në furrën e bukës “Aroma”, në Gjakovë.

Edhe pse në seancën e sotme gjyqësore ishte planifikuar të dëgjohej eksperti i psikiatrisë, shtyrja e seancës u bë për shkak të mungesës së të akuzuarit.

I akuzuari nuk u paraqit në sallë të Gjykatës për shkak se i njëjti nuk ishte sjellë nga burgu nga zyrtarët policorë.

Sipas aktakuzës Safet Smajlaj, kishte lënë biçikletën dhe kishte hyrë në furrën e bukës “Aroma”, i kamufluar me një maskë dhe i veshur me një xhaketë të bardhë, e kishte marrë kasën e furrës.

Aktakuza shpjegon se në ato momente e dëmtuara Fitore Muhadri ishte duke punuar, e cila kishte filluar të bërtasë dhe këto britma i kishte dëgjuar babai i saj Lulzimi.

Më pas i dëmtuari Lulzim Muhadri kishte filluar kacafytjen me të akuzuarin Safet, i cili edhe e kishte kanosur me thikë të dëmtuarin dhe ia kishte marrë një telefon “Samsung”, dhe kishte ikur- thuhet në aktakuzë.