Foto: Ilustrim

Viti – Arrestohet pasi dyshohet se e sulmoi fizikisht kunatën e tij

 

Një person është arrestuar në Viti nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht kunatën e tij pas një mosmarrëveshje që kishte me të.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, e cila dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur më 2 gusht pas mesnatës, rreth orës 00:10.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se rasti po vazhdon të hetohet.