Afër Mitrovicës nafta kushton 88 centë

Hulumtimi disamujor i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ zbulon se në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe një litër naftë kushton 0.88 cent. Ekipi i Drejtësia në Kosovë, ka pyetur shitësit në pompa të derivateve për çmimin e naftës nw Zubin Potok.
“Ka euro-disel dhe kushton 88 cent. Ja ku e ke në shishe dhe mund ta shikosh. Naftën e marrim nga jugu”, thotë shitësi i pompës së derivateve.
Në jug të Mitrovicës, nafta kushton deri në 1 euro e 18 cent, e që sipas shitësit të pompës së derivateve, konsumator janë shqiptar të jugut dhe serb të veriut.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” të premten transmetoi edhe pamjet ku tregojnë se si mallrat e kontrabanduara nga Serbia në Kosovë nuk kalojnë në asnjë pengesë.
https://video.gjirafa.com/emisioni-drejtesia-ne-kosove-lidhja-e-policise-me-kontrabanden