Veton Elshani emërohet zëvendëskomandant në Pejë

Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit (ILECU), Veton Elshani nga e hëna do të jetë Zëvendës Drejtor i Policisë së Rajonit të Pejës.

Elshani e konfirmoi për KALLXO.com lajmin për ndërrimin e pozitës së tij.

“Po nga e hëna do të filloj në pozitën e re”, tha Elshani për KALLXO.com.

Ndryshimi i pozitës së Elshanit është në vazhdën e një ristrukturimi brenda Policiaë së Kosovës me ardhjen e Drejtorit Rashit Qalaj.

Elshani për disa vite ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për këto ndryshime.

Javën e kaluar KALLXO.com raportoi se Drejtorit të Policisë në Rajonin e Prishtinës, Rexhep Sijarina, i është ndryshuar pozita dhe është dërguar në policinë kufitare.

Vendin e Sijarinës tani e ka nënkoloneli, Fehmi Hoti.