Protesta e veteranëve të UÇK-së (06.06.2022)

Veteranët e UÇK-së të enjten në protestë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se ditën e enjte, më 16 qershor do të mbajnë protestë gjithëpopullore para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë është paralajmëruar pas votimit në parim të projektligjit për pagën minimale.

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, përmes një postimin në Facebook ka thënë se deputetët sot më votimin e projektligjit përjashtuan veteranët e UÇK-së nga paga minimale.

Komunikata e OVL-UÇK. Foto: Faton Klinaku, Facebook.

OVL-UÇK në vazhdimësi kanë kundërshtuar mos përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.

Më 6 qershor, para Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët kanë protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.

Miratohet në parim projektligji që i lë veteranët jashtë pagës minimale