Vetëplagoset një i mitur në Prishtinë

Një i mitur është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Sipas Policisë i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Policia në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa njofton se është duke hetuar rastin.