Vërshimet, Zyrtarët policor u dalin në ndihmë banorëve në fshatin Jasenovik të veriut të Mitrovicës

Reshjet e shiut kanë bërë që vende të ndryshme në Kosovë të kenë vërshime e përmbytje.

Në fshatin Jasenovik i cili gjendet në veri të Mitrovicës, banorëve u është vështirësuar qarkullimi ndërsa në ndihmë u janë dalë edhe zyrtarët policor.

Zyrtarët policor u angazhuan në largimin e dheut dhe gurëve nga rruga duke bërë që të lirohet qarkullimi i ujit dhe shiut si dhe të lirohet rruga.

KALLXO.com ka siguruar disa pamje ku shihen zyrtarët policorë që u janë dalë në ndihmë qytetarëve ne veri të Mitrovicës.